SHBA: “Kosova adhuron Titon, e krahason me Linkolnin”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Prishtinë, 24 janar 1972 - “Ne nuk do ta dorëzojmë kurrë atë çka kemi fituar”, - tha një shqiptar i ri kohët e fundit këtu në Prishtinë. “Nëse serbët do të përpiqen që të na e marrin përsëri, ne do të jemi gati të luftojmë dhe të vdesim”. Siç e thonë dhe këto fjalë, statusi i “kolonializuar” i më shumë se 1.2 milionë shqiptarëve etnikë të Jugosllavisë është duke përfunduar. Por fundi i stilit kolonizator i sundimit të serbëve në këtë provincë autonome të Kosovës, 40 milje larg nga kufiri shqiptar, është dëshmitar i tensioneve kombëtare gjithnjë e në rritje në llojin klasik, ashtu siç Beogradi po përpiqet ta fusë sërish djallin e nacionalizmit brenda në shishe. Disa parashikojnë se brenda 15 vitesh, shqiptarët do të jenë popullsia e tretë më e madhe në vend, pas serbëve dhe kroatëve. Shqiptarët e rinj, në të cilët krenaria e zjarrtë dhe shpresa janë rrënjosur që prej transformimit të Kosovës pesë vjet më parë, e nderojnë presidentin Tito si një lloj Abraham Linkolni, i cili ka nisur procesin e çlirimit të tyre nga shtypja dhe prapambetja e tmerrshme.
Serbët të kërcënuar
Serbët kanë fituar gjithashtu nga të ardhurat dhe trajtimi special që ka nisur kohët e fundit të jetë i pakursyer edhe në zonën më pak të privilegjuar të Jugosllavisë. Megjithatë, ata ndihen gjithashtu të kërcënuar nga siguria gjithnjë e në rritje e shqiptarëve që përbëjnë deri në tre të katërtat e popullsisë 1.2 milionëshe të Kosovës. Kjo shtypje rezultoi në demonstrata të studentëve serbë në universitetin rajonal në muajin nëntor, arrestimin e drejtuesve dhe të përjashtuarit e mëpasshëm të të paktën 20 funksionarëve të lartë të partisë. E gjitha kjo ka ndodhur ndërsa Beogradi po përpiqej që të niste fushatën e tij masive kundër nacionalizmit etnik në Kroaci dhe kudo tjetër. Shumë mendojnë se disa lidhje të lejuara mes Kosovës dhe shtetit superkomunist të Shqipërisë mund të jenë një rezultat i pashmangshëm i “shqiptarizimit” që është në rrugë e sipër. Në kulturë dhe emocionalisht, nëse jo politikisht, shqiptarët ndihen të fortë për tu tërhequr drejt bashkëkombësve të tyre matanë maleve. Lidhjet kulturore me Tiranën, kryeqytetin e shtetit shqiptar, janë zgjeruar së fundmi. 23 profesorë shqiptarë tani japin leksione në Universitetin e Prishtinës, ndërsa 15 pedagogë jugosllavë japin mësim në atë të Tiranës. Këto lidhje janë inkurajuar nga Beogradi si një mënyrë për të zbutur mosmarrëveshjet me Shqipërinë, por ato do të thonë gjithashtu se Tirana është duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rilindjen dramatike të letërsisë shqiptare, dhe historisë dhe arsimit që po zhvillohet tani në Kosovë. Lidhjet kulturore dhe sociale me serbët janë të dobëta. Martesat e përziera janë të rralla, edhe pse ato mund të ndodhin dhe të shpeshtohen kur të arrihet barazia e vërtetë dhe nacionalizmi shqiptar të jetë më pak i zjarrtë, - thonë disa shqiptarë. Pavarësisht se shqiptarët e arsimuar flasin serbisht, vështirë se ndodh e kundërta. Çuditërisht, pika kryesore e tensioneve kombëtare në këtë rajon me kultura të ndërthurura dhe aspirata të larta ka qenë pikërisht universiteti 2-vjeçar këtu në Prishtinë. Ai është shndërruar në një simbol tek shqiptarët për synimin e tyre që të konkurrojnë me serbët në bazë të rregullave të ndershme. Deri në vitin 1966, politikani i qendrës, Aleksandër Rankoviç, më pas zëvendëspresidenti i Jugosllavisë, e ka pranuar në heshtje shtypjen e minoritetit shqiptar. Që prej përjashtimit të tij, Titoja ka kërkuar që shqiptarëve tu jepet ajo që u takon. Tashmë provinca ka fituar akoma më shumë autonomi politike nga Republika e Serbisë...
Humbja e qeverisjes
Një raport 7 me 3 që mezi reflekton ekuilibrat e popullsisë, është vendosur për vendet në qeveri dhe postet partiake. Gjuhët serbe dhe shqipe tashmë me ligj janë të barabarta dhe kjo është vendosur nga këshilli lokal legjislativ verën e shkuar. Por mungesa e përgatitjes dhe arsimimit të shqiptarëve, i ka lënë serbët në pozita dominante. Në klinikën shëndetësore lokale për shembull, 90 për qind e doktorëve janë jugosllavë, edhe pse drejtori i saj serb thotë se “nuk ka asnjë dallim në trajtimin e pacientëve serbë, shqiptarëve apo minoriteteve të tjera”. Në një sipërmarrje lokale që prodhon amortizatorë hidraulikë, 45 nga 63 specialistë janë serbë së bashku me drejtorin dhe drejtuesin e bordit të menaxhimit. Shqiptarët mbajnë shumicën e Këshillit të Punëtorëve, unionit të tregtisë dhe celulës partiake. Universiteti ka një objektiv të qartë, që është korrigjimi i barazisë në edukim. Nga 11 mijë studentë, 6.820 janë shqiptarë. Në shumë aspekte, Kosova i ngjan një shembulli tipik të një zone të pazhvilluar që po përjeton si zhvillimin ashtu edhe aspiratat e papërmbushura.
Shqipëria e Madhe
Ajo çka e bën situatën të rrezikshme për Jugosllavinë është fakti që nacionalizmi shqiptar, - ndryshe nga nacionalizmi në Kroaci, Maqedoni madje dhe në Serbi, ka një mundësi të madhe për tu bërë pjesë e Jugosllavisë. Në fund të vitit 1943, përpara se pushtuesit italianë të largoheshin nga vendi, “Shqipëria e Madhe” përfshinte Kosovën. Prandaj, pyetja është nëse politika e ndihmës së regjimit ekonomik të Beogradit ka ardhur shumë vonë. Shumica e shqiptarëve këtu, përveç radikalëve të rinj dhe militantëve, ndiejnë se kjo ndihmë nuk ka ardhur, por vetë Prishtina tashmë shfaq shenja modernizimi – ndërtesat e reja, revistat perëndimore, minifundet, klinikat e planifikimit familjar dhe kartëmonedhat, bashkëjetojnë me gomarët në Bulevardin “Marshall Tito”. E prapëseprapë, problemet e Kosovës nuk janë vetëm kombëtare dhe politike, por edhe sociale. Kushtet e strehimit janë të tmerrshme dhe po përkeqësohen veçanërisht në Prishtinë me një prurje studentësh që detyron serbët dhe shqiptarët të jetojnë në lagje shumë afër njëra-tjetrës. Tuberkulozi dhe difteria, edhe pse shumë më pak të përhapura në krahasim me disa vjet më parë, falë programeve të vaksinimit, janë ende të zakonshme dhe 81 në 1000 fëmijë vdesin përpara se të jenë 10 vjeç. Kjo është një arsye përse Kosova quhet ende një “oaz i varfërisë në Evropë”, dhe potencialisht një nga më shpërthyeset e kontinentit plak.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009