“Interesi kombëtar kërkon që Edi Rama të ktheje opozitën në Parlament për të kontribuuar”
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, përshëndet dorëzimin e Pyetësorit të KEZëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, duke përshëndetur dorëzimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian, u shpreh se integrimi i Shqipërisë është në interes të të gjithëve dhe është momenti që opozita t’i rikthehet parlamentit. Meta bëri këtë apel gjatë një komunikimi me mediat dje, lidhur me momentin historik që po kalon vendi, në prag të nisjes zyrtare të procedurave të anëtarësimit. “Nuk ka gjë më të rëndësishme për të gjithë vendin tonë, për të gjithë shqiptarët se sa ky ushtrim i ri që fillon vendi me marrjen e Pyetësorit dhe që do të vijojë edhe me etapa të tjera në të ardhmen”, u shpreh Zëvendëskryeministri. Ai shtoi se, “qeveria do të ecë në këtë drejtim konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe shpresoj që edhe opozita të kontribuojë sepse i ka të gjitha mundësitë për të dhënë kontributin e saj në këtë proces shumë të rëndësishëm për të gjithë vendin”.Meta, duke iu referuar dorëzimit të pyetësorit për marrjen e statusit kandidat nga njëra anë dhe thirrja që Lohan ka bërë për zgjidhjen e situatës politike, vlerësoi se momenti i dorëzimit të Pyetësorit nga ana e Komisionit Evropian është një moment shumë i rëndësishëm dhe historik që duhet të zgjojë energjitë më pozitive të gjithë aktorëve politikë në vend, por jo vetëm kaq, ai duhet të garantojë dhe gjithë përfshirjen maksimale të gjithë aktorëve politikë dhe socialë të shoqërisë civile dhe të ekspertëve më të mirë të vendit në të gjitha fushat e integrimit. “Nuk ka gjë më të rëndësishme për të gjithë vendin tonë, për të gjithë shqiptarët se sa ky ushtrim i ri që fillon vendi me marrjen e Pyetësorit dhe që do të vijojë edhe me etapa të tjera në të ardhmen”, tha Meta, duke u shprehur se vlerëson rëndësinë e gjithë përfshirjes në këtë proces dhe ky ka qenë dhe është edhe vullneti i qeverisë, në mënyrë që ta kthejmë çështjen e integrimit në këtë moment kaq të rëndësishëm, pas dorëzimit të Pyetësorit, në një aksion kombëtar të gjithë klasës politike dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke lënë mënjanë gjërat e vogla, duke lënë mënjanë retorikat luftarake dhe të panevojshme sepse vendi ka nevojë për të ecur përpara në procesin e integrimit dhe ka nevojë për si energji pozitive të energjive të çdo shqiptari, aq më tepër të çdo politikani. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për vendin. Integrimi evropian është aspirata kryesor e të gjithë shqiptarëve, është aspirata ku shqiptarët nuk ndahen në të majtë dhe as në të djathtë, as në të mirë dhe as në të këqij. Populli shqiptar duhet të bashkohet në mënyrë që vërtet të përfundojmë këtë fazë finale të procesit tonë të integrimit. Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s që është një fitore shumë e madhe për gjithë vendin, Shqipëria është në prag të procesit të liberalizimit të vizave, një fitore e madhe dhe shumë e prekshme për çdo qytetar shqiptar dhe natyrisht që Shqipëria duhet të përmbushë me sukses këtë moment dhe për këtë kërkohet energji pozitive nga të gjithë”, deklaroi Zëvendëskryeministri Meta.Ndërsa lidhur me një takim të mundshëm mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama, Meta shprehet se, “pa asnjë diskutim që çdo takim mes Kryeministrit Berisha dhe Rama është shumë pozitiv dhe Berisha ka ftuar dhe jam i bindur që do ta ftojë vazhdimisht Edi Rama si kryetar i Partisë më të madhe opozitare për të bashkëpunuar në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë”. Gjithashtu Meta tha se është i bindur se qeveria do të ecë në këtë drejtim konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe shpresoj që edhe opozita të kontribuojë sepse i ka të gjitha mundësitë për të dhënë kontributin e saj në këtë proces shumë të rëndësishëm për të gjithë vendin.Ndërsa i pyetur në është i mundur një takim mes tij dhe Rama, ai u shpreh se, “jam i hapur në çdo moment dhe të jeni të sigurt që mazhoranca është shumë e hapur për të bashkëpunuar me opozitën, absolutisht dhe me veprime konkrete dhe jo thjesht vetëm me deklarata, por natyrisht që duhet vullnet nga të gjithë, sepse e theksoj edhe një herë, momenti është i rëndësishëm dhe historik dhe duhen lënë gjërat e vogla përpara aspiratës kryesore që bashkon shqiptarët”. “Integrimi nuk i ndan shqiptarët në të majtë e në të djathtë”, u shpreh Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta....