Sot shpallet lista fituese e anëtarëve të Këshillit Kombëtar

Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Komisioni i numërimit të votave në Partinë Demokratike do të publikojë sot listën e 100 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Kryetari i këtij komisioni Igli Cara deklaroi dje për mediat se është në përfundim puna për nxjerrjen e rezultateve dhe justifikoi vonesat me procedurën e komplikuar të këtij votimit. “Mendoj se kemi ecur mire. Rreth 70 për qind e fletëve të votimit janë të numëruara, besoj nesër paradite do të kemi rezultatet”, u shpreh Igli Cara, kryetar i komisionit zgjedhor në Partinë Demokratike.1260 delegatë që votuan në Kuvendin e 9 Kombëtar të Partisë Demokratike kanë përzgjedhur 100 emra në fletën e votimi në të cilën ndodheshin 400 kandidatura për Këshillin Kombëtar të PD-së. Me konstituimin e këtij këshilli ai do të mblidhet sërish në një kohë të dytë për të përzgjedhur strukturat e reja drejtuese si Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët. Të hënën, kryeministri Sali Berisha u konfirmua edhe për një mandat tjetër katërvjeçar në krye të PD-së me 96 për qind të votave....