E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesimi i tifozerisë për ndeshjen shumë i madh

Autori i Lajmit: red.
Interesimi i tifozëve për ndeshjen e së shtunës mes Shqipërisë dhe Hungarisë është shumë i madh, jo vetëm nga fansat shqiptarë, por edhe nga ata kundërshtarë. Tashmë është zyrtar fakti që 400 tifozë hungarezë do të jenë të ulur në tribunën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në ndeshjen e 28 Marsit, ku Shqipëria dhe Hungaria do të ndeshen në kuadër të eleminatorëve të Botërorit 2010. Lajmi është bërë i ditur nga burime të FSHF, të cilat saktësuan se “Federata Hungareze e Futbollit (MLSZ) ka kërkuar në rrugë zyrtare 400 bileta”. Ndërkohë që interesimi i madh për bileta nga tifozeria shqiptare i paraprin një stadiumi të mbushur plot e përplot mbrëmjen e së shtunës në orën 20.30. Sipas FSHF-së, “prej ditësh ka përfunduar shitja e biletave të tribunës kryesore”. Interesimi i madh ka të bëjë jo vetëm me faktin se Shqipërisë i duhen patjetër tri pikët, por edhe sepse tifozerisë i mungon prej 6 muajsh futbolli i kombëtares, nga ndeshja me Maltën 10 shtator 2008".
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›