E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria i thotë “Jo”, kërkesës së FSHF-së

Autori i Lajmit: red.
Pas drejtuesëve të stadiumit “Qemal Stafa”, edhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS) ka refuzuar kërkesën e Fedeatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) që përfaqësuesja shqiptare të kryejë një seance stërvitore në impiantin kombëtar të kryeqytetit, në prag të ndeshjes me Hungarinë, në 28 Mars. Në fillimi ishte drejtori i stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhales, ai që sqaroi situatën. “FSHF më ka kërkuar të zhvillojë tri seanca stërvitore në stadium, madje dy në një ditë”, u shpreh, ndërsa nënvizoi se asnjë rregullore nuk e detyron stafin e stadiumit të lejojë përfaqësuese për të zhvilluar stërvitje. “Me këtë mot të keq është i pamundur zhvillimi i kaq shumë stërvitjeve. Vetëm hungarezët kanë të drejtë për një seancë në këtë fushë. Zhvillimi i dy seancave stërvitore (Shqipëria dhe Hungaria) dhe i një ndeshjeje brenda 3 ditësh, do të ishin shkatërrimtare për fushën”, tha Dhales. Pas këtij refuzimi, FSHF iu drejtua dje MTKRS-së, por edhe atje kërkesa e saj nuk ka gjetur zgjidhje. “Po flas më shumë si një ish-trajner, sesa si shef i drejtorisë së sporteve”, u shpreh Vasil Bici, i cili u ka kërkuar përgjegjësve në FSHF të mos e dramatizojnë situatën. Sipas tij, në asnjë rregullore të vendeve të botës, asnjë kombëtare vendase, nuk bën stërvitje në stadiumin ku luhet ndeshja. "Ne kemi luajtur në Nju Kasëll dhe në Londër kundër Anglisë dhe vetëm ne kemi bërë një seancë stërvitore një ditë më parë në St. Xhejms Park apo Uemblli , ndërsa kombëtarja angleze nuk u stërvit asnjëherë në atë stadium”, tha Bici duke kujtuar shembullin e ndjekur nga Federata Angleze e Futbollit (FA). Kjo, komentoi ai, duket më shumë si një zhurmë për t i bërë parapritë një rezultati negativ të mundshëm. "Nuk duhet të prishim rregullin se dëshiron FSHF", tha Bici, duke i bërë thirrje kombëtares shqiptare që të jap maksimumin në ndeshjen e së shtunës, ku do të ketë mbështetjen tonë dhe të gjithë tifozëve shqiptarë.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›