Interesimi për Bushin
• Trajneri i Kombëtares shqiptare Ari Han është interesuar për Alban Bushin gjatë ditës së djeshme.Ai i ka telefonuar klubit të Apollon Kallamariasë dhe ka kërkuar që të takohet me sulmuesin shqiptar, madje ta shohë atë edhe në seancën stërvitore, por futbollisti ndodhet në Athinë ku prej ditësh i është nënshtruar një terapie për shkak të problemeve të vazhdueshme që ka pasur në kofshë. "Jam shumë i kënaqur nga Ari Han, i cili me iniciativën e tij tregoi se është një profesionist i vërtetë. Më vjen keq që nuk ndodhem në Selanik, pasi unë do të rifilloj stërvitjet të hënën, por gjithsesi jam i kënaqur që Han ka dashur të më takojë, sepse kjo tregon se ai më ka në projektet e tij", ka thënë Loku.