E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, arrestohet autori i dhunës ndaj pushtetit lokal e Përmbarimit

• KORÇE - Policia e Korçës arrestoi dje një person të akuzuar se ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e Përmbarimit dhe pushtetit lokal, gjatë ekzekutimit të një vendimi gjyqësor në këtë qytet.Burime zyrtare nga policia e Korçës konfirmuan dje arrestimin e 25-vjeçarit Enver Barçi. Sipas hetimeve, i arrestuari ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës disa persona përfaqësues të pushtetit vendor dhe të Përmbarimit. Menjëherë sapo kanë marrë informacion për këtë ngjarje, shërbimet e policisë së Korçës kanë shkuar aty duke ndërhyrë për qetësimin e situatës dhe krijimin e kushteve për ekzekutimin e vendimit gjyqësor nga ana e Përmbarimit. Personi i arrestuar sipas burimeve ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Për këtë shkak në adresë të 25-vjeçarit është ngritur edhe akuza e "kundërshtimit dhe kanosjes" ndaj punonjësve të policisë së shtetit. Mësohet se i arrestuari nuk ka qenë dakord me ekzekutimin e vendimit të gjykatës nga Përmbarimi, pasi ai vetë ishte palë në konflikt lidhur me këtë çështje.                                                 t.s 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›