Një kosovar e një serb,dy miq kundër luftërave
• Njëri portier e tjetri sulmues, njëri kosovar e tjetri serb. Janë të ndryshëm, por gjithsesi janë dy miq të mirë dhe te skuadra e Palermos janë shembull për korrektësinë brenda e jashtë fushës.JETMIR HALILAJ "Nuk e kam problem të kem miq serbë", ka thënë portieri shqiptar Samir Ujkani në një intervistë për mediat italiane. Ai dhe Jankoviç përfaqësojnë Kosovën e Serbinë te Palermo. Samir na fol pak për Kosovën. Edhe ti Bosko na trego diçka për Serbinë...UJKANI: Kam lindur në Resnik. Kam jetuar atje deri në moshën 6 -vjeçare, pastaj bashkë me familjen time emigruam drejt Belgjikës. Atje, në një qytezë afër Bryzhit jeton vëllai im, Emiri; kam edhe një motër e cila quhet Liridjona dhe është e martuar; prindërit e mi jetojnë këtu në Palermo. Babai im për shumë vite, gjatë kohës që ishim në Belgjikë bënte dy punë për të mbajtur familjen, ndërsa tani dëshiron të çlodhet. Emri im tregon qartë që jam mysliman, ndërsa "mir" është një mbaresë që do thotë: i mrekullueshëm. Në Kosovë kam qenë për herë të fundit dy vjet më parë. Sa herë që shkoj atje vërej përmirësime të dukshme dhe jam i kënaqur për këtë. JANKOVIC: Jam formuar si futbollist tek të rinjtë e Yllit të Kuq. Në Beograd shkoj sa herë që më jepet mundësia, herën e fundit që kam qenë atje isha të hënën e kaluar. Kur ndodhem atje gjithnjë detyrohem të flas shpesh me gazetarët serbë, të cilët interesohen sistematikisht për ecurinë time në Itali. Këtu jetoj bashkë me gruan time, Dijanën, kemi marrë një apartament në qendër të Palermos dhe ndjehemi shumë mirë. Na thoni ndonjë gjë për njëri-tjetrin.UJKANI: Bosko është korrekt. Më pëlqen sepse kur jep fjalën për diçka, e mban atë. Është një mik i vërtetë dhe më ka ndihmuar që të ambientohem gjatë këtyre muajve të parë te Palermo, të cilët në fakt kanë qenë të vështirë sidomos për sa i përket përvetësimit të gjuhës. JANKOVIÇ: Samir është një person i mrekullueshëm dhe jemi bërë miq menjëherë. Është i ri, është simpatik dhe shumë shpejt do të bëhet një portier i madh, sepse është shumë i aftë. Si shpjegohet fakti që vini nga dy vende ku marrëdhëniet mes tyre dihet se cilat janë, nuk ju ka penguar që të keni një raport të shkëlqyer?UJKANI: Me Boskon kaloj shumë kohë sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta, të cilat janë pasioni për futbollin dhe për filmat. Shikojmë bashkë DVD në gjuhën italiane, të cilat janë të përkthyera me titra në anglisht. Kjo na ndihmon që të mësojmë sa më shpejt gjuhën. Unë asnjëherë nuk e kam pasur problem që të kem miq serbë: edhe te Anderlehti kisha shumë miqësi me Nenad Jestroviç. JANKOVIÇ: Mes nesh nuk flasim kurrë për politikë, edhe pse mua më pëlqen që të merrem me politikë. Në futboll marrëdhëniet mes një serbi dhe një kosovari janë krejtësisht të ndryshme. Ne jemi futbollist dhe jo ushtarë. A mund të luhet ndonjëherë ndonjë ndeshje miqësore mes Serbisë dhe Kosovës? UJKANI: Unë kam debutuar tashmë me Kombëtaren shqiptare, Nëse do të anëtarësohet përfaqësuesja e Kosovës në FIFA e UEFA, atëherë jam gati të luaj për Kosovën. JANKOVIÇ: Ndoshta për futbollistët nuk do të ishte problem që të zhvillohej kjo miqësore, por për tifozët mendoj se do të ishte një problem vërtet i madh. Amauri do të largohet në qershor, Kavani dhe JANKOVIC do të jenë e ardhmja e sulmit të Palermos? JANKOVIÇ: Pse jo. Ka procese rinovimi në të gjitha skuadrat e futbollit. Te Palermo pasi iku Toni erdhi Amauri...Unë dhe Kavani jemi gati të provojmë se sa vlejmë. Ai është shumë i fortë fizikisht dhe kuptohemi shumë mirë. Marrë nga "Corriere dello Sport"KosovaUjkani ka thënë se do të donte të luante për Kosovën kur Federata Kosovare e Futbollit të anëtarësohej në FIFA e UEFA dhe kur përfaqësuesja e Kosovës të mund të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare. "Unë kam debutuar tashmë me Kombëtaren shqiptare, Nëse do të anëtarësohet përfaqësuesja e Kosovës në FIFA e UEFA, atëherë jam gati të luaj për Kosovën", ka thënë Ujkani. TareUjkani-Jankoviç nuk është dyshja e parë shqiptaro serbe që luajnë në të njëjtën skuadër. Një vit më parë Skela kishte te Askoli shok skuadre serbin Bjelanoviç, ndërsa aktualisht Tare e Behrami kanë shok skuadre te Lacio Kolarov. Përgjithësisht marrëdhëniet mes tyre kanë qenë korrekte, pasi të dyja palët kanë lënë mënjanë çështjet etnike dhe kanë menduar vetëm për futboll. MiqësorjaTë dy lojtarët kanë thënë se kanë dëshirë që në të ardhmen të luhet një ndeshje miqësore mes Serbisë dhe Kosovës, por kjo është e vështirë që të realizohet, të paktën edhe për disa vite. "Për futbollistët nuk do të ishte problem që të zhvillohej kjo miqësore, por për tifozët mendoj se do të ishte një problem vërtet i madh", ka thënë Jankoviç.