Vangjeli takon Ari Hanin
• Kristi Vangjeli është takuar dje paradite me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Ari Han.Ky i fundit ka pasur një takim edhe me trajnerin e Arisit, Bajeviç, i cili i ka premtuar se të shtunën kundër Verrias mund ta aktivizojë nga minuta e parë. "Me trajnerin u takuam dje paradite dhe zhvilluam një bisedë të gjatë e cila kaloi shumë mirë dhe më bëri të ndjehem mirë, sepse erdhi në një periudhë shumë delikate për mua. Patëm një bisedë të ngrohtë dhe të përzemërt për probleme të ndryshme dhe trajneri ishte shumë optimist duke më dhënë kurajë. Më krijoi përshtypjen e një trajneri që e njeh mirë lojën, ka bagazh, potencial, mbi të gjitha me shumë autoritet", tha Vangjeli për albaniasoccer.com.