Skocezi 29-vjeçar në kërkim të gjithë Mulletëve nëpër botë
• Një i ri skocez po i bie botës rreth e qark në kërkim të çdo vendi që quhet Mullet. Arsyet janë më poshtë. "Shhht! "Mullet Point", po fle.Eshtë një pre fluide, një për të cilën Simon Varwell i ka rënë përqark botës për ta gjetur. "Ky është një Mullet në paqe me veten", thotë 29-vjeçari skocez. "Ka një sens qetësie. Nganjëherë se ç'të krijohet përshtypja e mungesës së ngjarjeve". E premte pasdite dhe Varwell-i është në zgripin juglindor të Gjirit Kawaju, nja një orë në veri të Auckland-it. Eshtë ndalesa e njëmbëdhjetë e 'kryqëzatës' së Varwell-it për të vizituar çdo vend të botës që e ka fjalën Mullet brenda emrit. "Ndonjëherë e mendoj si mallkim. Si 'e shkruar', mision, gur mulliri rreth qafës time… Pastaj, kjo është ajo ç'ka unë bëj gjatë pushimeve të mia." Kërkimet e tij e kanë çuar në Angli, Irlandë, Australi, Kanada, dhe tani në Zelandën e re. Ai nuk i llogarit rrugët (nuk ka për të shkuar në "Mullet Street" në Southland) apo ndërtesat, por brenda një nate do t'i shtohen listës së tij një "Mullet Point", "Mullet Bay" dhe dy "Mullet Creek"-s. Pse?***Filloi në Shqipëri. Gjatë pushimeve me një shok nisi të bënte një toplistë të prerjes së flokëvë 'mullet', të çdo të famshmi që nga David Bowie tek Nick Harrison. Muaj më vonë i mërzitur nga puna dhe duke gugluar (google) harta ai gjeti një fshat shqiptar të quajtur Mullet. E vuri në mendime. "Gjithkush ka një "po sikur, si ka mundësi, apo ku është", pyetje në kokë. As unë nuk bëj përjashtim. Po pyesja veten sa vende në botë quheshin Mullet dhe nëse do mund t'i vizitoja". Kështu që, ja ku e ke në një "Daihatsu Charade" ngjyrë kamilje duke nxjerrë pluhur në një rrugë çakulli mes fermave të lopëve dhe një parku makinash me shenjën "Mullet Point Loop Track". "Nuk ndjehem se kam mbërritur deri kur jam fizikisht aty", thotë Varwell-i duke ngritur çantën. Përmes portës, poshtë rrëpirës nëpër shkëmbinj të shkrifëruar. "Fantastike!" Ai shkarkon çantën e shpinës puth shenjën dhe mrekullohet me pamjen. "Njerëzit mendojnë se do të bëj ndonjë lloj kërcimi indian, a ndonjë tjetër çudi spirituale. Por, jo, vetëm vij këtu, shoh shenjën e emrit dhe kthehem mbrapsht." Varwell-i, kontrollor cilësie nga "Inverness" përllogarit se ka shpenzuar deri në njëzet e pesë mijë dollarë qysh kur ia filloi kryqëzatës së tij në vitin 2004. ***"Jam mësuar me shikimet e trullosura që më shoqërojnë. Ka mënyra shumë më të mira për t'i kaluar pushimet…por më kënaq. Në një botë ku kultura, turizmi dhe ekonomia po njëjtësohen ta tejkalosh këtë turizëm "këmishë për të gjithë" dhe të vizitosh vende të ndryshme". Dje Varwell-i do të udhëtonte drejt "Mullet Creek" në Gjirin e Kaipara-s. Sot ai planifikon të shkojë ne Gjirin e Mulletit në Ishullin e Motutapu-së. Javën tjetër ai do t'i ngjitet një tjetër kreshtë në Gjirin e Artë. Dhe më pas?Shtetet e Bashkuara, Ishujt Falkland dhe Haiti janë mes vendeve që do t'i duhet të vizitojë në përmbushje të listës së tij njëzet e nëntëshe. "Me të vërtetë shpresoj që një ditë Mulletët të mbarohen," thotë ai. "Dua t'i kthehem jetës së mëparshme." Marrë nga “fletore.com”