Interi duhet ta mbajë Mottan

Ish drejtuesi i Interit Gabriele Oriali ka këshilluar gjigantin milanez të mbajë mesfushorin Thiago Motta.
Braziliani spekulohet me largim nga Inter gjatë këtij afati kalimtar të janarit kurse kërkohet nga Paris Saint-Germain.
Megjithatë, Oriali mendon se Nerazzurrët do të bënin gabim në rast se shesin Mottan. “Shpresoj që trajneri Claudio Ranieri të bisedojë me drejtorët dhe të kërkojë prej tyre të mbajnë Thiago Mottan. Motta për këtë ekip të Interit është futbollist i domosdoshëm. Nëse ai largohet, Interi do të ndjejë mungesën e tij” tha Oriali për Premium Calcio.