E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester–Liverpul, Fergi u druhet tazirave

Koret në stadiume për tragjeditë e njërës tifozëri apo tjetrës, mund të sjellin përplasje dhe incidente

Menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, u ka bërë thirrje fansave të tij të mos këndojnë këngët e “Hillsborough” në Liverpul gjatë kësaj fundjave. “Djajtë e Kuq” udhëtojnë në “Anfield” sot dhe skocezi ka kërkuar nga tifozët të ndalojnë të këndojnë këngë për finalen e Kupës FA të vitit 1989 kur vdiqën 96 tifozë të Liverpulit. “Gjithmonë e konsideroj këtë si ndeshja e sezonit në futbollin anglez. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Respekti duhet po ashtu të ekzistojë. Ngjarjet e “Hillsborough” nuk i bëjnë mirë asnjërit klub”, ka thënë Ferguson. Komentet e tij vijnë pas ndeshjes së muajit të kaluar të Carling Cup mes të Lids dhe Mançester Junajtid, ku dominuan himnet për katastrofën e Mynihut të vitit 1958, ku vdiqën 11 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të Junajtid, dhe ndeshjen në mes Lids dhe Gallatasarajit në vitin 2000, kur dy tifozë anglezë u rrahën për vdekje.

Dalglish ndjen presionin e Junajtid

Trajneri i Liverpulit, Keni Dalglish, është përpjekur t’i japë rëndësinë e duhur ndeshjes së ardhshme me rivalët e Premier Ligës, Mançester Junajtid. Një fitore do ta linte Liverpulin vetëm 3 pikë larg kryesuesve aktualë të kampionatit, ndaj dhe Dalglish shpreson që ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’u afruar me Junajtidin në garën për titull.

“Njerëzit thonë se kjo është ndeshja më e madhe e sezonit, por nuk mund të bëj dallime ndaj ndeshjeve të mëdha apo të vogla, – tha Dalglish për reporterët. – Është ndeshja e radhës, një tjetër 3 pikësh në lojë në rast fitoreje. Diferenca e vetme në këtë moment është fakti se, nëse ne fitojmë, do t’u afruhemi më shumë atyre. Është një mundësi për të ndihmuar veten tonë dhe për të goditur shanset e tyre në të njëjtën kohë.”

Liverpuli ka fituar 3 ndeshjet e fundit ndaj Junajtidit në “Anfield”, por Dalglish theksoi se lojtarët e tij nuk do të lihen të qetë këtë herë. “E dimë se ndaj kujt po luajmë, ashtu sikurse dhe ata”,- tha ai. “Askush nuk do të ketë një 90 minutësh të lehtë. Kjo është ajo që dhuron Premier Liga. Në të njëjtën sfidë, por një sezon më parë, morën frytet e lojës sonë të mirë dhe fituam 3-1. Por, kjo nuk do të na favorizojë aspak nesër, sepse ajo është një histori e kaluar tashmë.” Ata kanë pasur shumë dëmtime, por i kanë përballuar më së miri. Si të gjithë menaxherët e tjerë, Ferguson kërkon të shohë sesi janë lojtarët e tij pas ndeshjeve kombëtare. Na duhet të shohim se sa i gatshëm është gjithkush, kur kthehen nga këto ndeshje, përpara se të përgatitemi për fundjavën.”

Permier Liga – Java VIII

Sot

Liverpul – Mançester Junajtid 13:45

Mançester Siti – Aston Vila 16:00

Noruiç – Suonsi 16:00

Kuins Park Rejnxhërs – Blekbërn 16:00

Stoke Siti – Fulham 16:00

Uigan Atletik – Bolton 16:00

Çelsi – Everton 18:30

Nesër

Uest Bromuiç – Ulvërhempton 13:00

Arsenal – Sandërlend 14:30

Njukastëll – Totenhem 17:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›