E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stanislawski, trajner i ri i Hoffenheimit

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 17:28

Holger Stanislawski do ta udhëheqë Hoffenheimin nga sezoni i ardhshëm. Klubi gjerman e ka zyrtarizuar angazhimin e trajnerit, i cili aktualisht i prin bankinës së St. Paulit- i parafundit në Bundesligën gjermane, me gjasa të mëdha për të rënë në ligën e dytë.

Stanislawski pritet ta përfundojë kështu aventurën që zgjati 18 muaj në St. Pauli.

Fillimisht, ai ishte lojtar i këtij ekipi, për ta marrë më pas rolin e trajnerit, kur i vendosi këpucët në gozhdë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›