E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali pas Ancelottit

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 16:38

Real Madrid po mendon qysh tash për pasardhësin e Jose Mourinhos.

Sipas mediave angleze, trajneri portugez nuk do të qëndrojë gjatë në Spanjë, për shkak të presionit në klubin madrilen, kështu që ish trajneri i Portos, Chelseas e Interit, mund të largohet nga çasti në çast.

Kështu që, sipas të përditshmes angleze Daily Mail, si kandidat potencial për ta zëvendësuar ‘Special One’ në bankinën e Merengues është trajneri aktual i Chelseas, Carlo Ancelotti, i cili duket se në fund të sezonit do t’i bëjë gati valixhet për t’u larguar nga Londra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›