Reja mbetet në Lazio

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 18:00
Edy Reja do të mbetet trajner i Lazios edhe sezonin e ardhshëm. Për këtë ka siguruar drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare.
“Ai do të qëndrojë me ne. Kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe këtë do ta bëjmë zyrtare në momentin e duhur”, theksoi ish futbollisti shqiptar.
Sipas tij, nga sezoni i ardhshëm objektivat e ekipit Biancocelesti do të rriten. “Klubi po punon që të luftojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për Scudetto. Dëshirojmë të kthehemi në nivelin e dikurshëm sa më shpejt”, vazhdoi zyrtari i Lazios.