E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edu ëndërron finalen

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 16:35

Sulmuesi i Schalke 04, Edu, autor i dy golave në ndeshjen e parë çerekfinale në Itali ndaj Inter, po i shijon ende ato çaste.

Mirëpo, apetitet e tij janë rritur dhe tash ai e ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në stadiumin anglez Wembley.

“Ka qenë një moment fantastik për mua, mbi të gjitha kur e shënova golin e dytë, sepse ishte i bukur dhe një moment emocionues. E kam befasuar portierin Julio Cesar me atë gjuajtje. Tash, ëndërr e imja është që të arrijmë në finale. Do të ishte një etapë historike për këtë klub”, u shpreh Edu për mediat gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›