Interi “ftohet” me Dekon e Karvajon
Interi është duke e ftohur interesimin e tij për dyshen e Çelsit, Deko dhe Rikardo Karvajo. Ndërkombëtarët portugezë ishin të lidhur fuqishëm me kampionët e Italisë, pasi që të dy kishin punuar më parë me trajnerin aktual të Interit, Hoze Murinjo. Por, presidenti i Interit, Masimo Morati, beson se skuadra e tij është mjaftueshëm e fortë edhe pa sjellë dy lojtarët që janë mbi mbi moshën 30 vjeç. Morati tha: “Deko dhe Karvajo? Ata janë dy kampionë, por në të njëjtën kohë unë nuk e ndjej se është e nevojshme për t’i blerë ata”. Dyshja vuajti jo pak nga mungesa e formës dhe dëmtimeve sezonin e kaluar në “Stamford Bridxh”, dhe ende nuk dihet nëse do të jenë në planet e bosit të ri të “Bluve”, Karlo Ançeloti. Presidenti i Interit: “Karvajo dhe Deko janë lojtarë të Çelsit. Nëse në të ardhmen një lojtar dëshiron të flasë me klubin për t’u larguar edhe ne do të marrim vendimin e duhur për lojtarin”.
Goditet nga topi i briketim, vdes gjyqtari
Një gjyqtar briketi vdiq në fundjavën e kaluar pasi u godit në kojë nga një top i hedhur nga një lojtar. Alsuin Xhenkins, 72 vjeç, ishte duke gjykuar të shtunën një ndeshje lokale të ligës së briketit në fushën St.Helen n Svansea, Uellsi i Jugut, kur ndodhi aksidenti. Ai u çua me helikopter në spital, por vdiq pak kohë pas ndeshjes. Neil Hobs, presidenti i nderit i Federatëss së Kriketit për Uellsin e Jugut tha për gazetën britanike “The Times” : “Goditja erdhi nga të paktën 40 metra larg. Askush nuk mund të beosjë atë që ndodhi. Gjytqari u godit rastësisht nga topi, por shanset për të shndërruar në fatalitet është më pak se një në një milion”.
Elkan: “Merkato nuk është mbyllur”
Merkato e Juventusit nuk është mbyllur. Deklarimi është i Xhon Elkanit, presidentit të grupit “Exor”, që financon dhe kontroll klubin bardhezi. “Dëshira jonë është të forcojmë skuadrën për kampionatin e ardhshëm. Janë shumë operacione ende në rrugë e sipër”, - shtoi Elkan, në përfundim të Asamblesë së industrialistëve të Torinos. Në lidhje më pyetjen, se nëse Felipe Melo do të veshë vitin e ardhshëm bluzën bardhezi, Elkan u përgjigj: “Do ta shihnin që do të bëjmë një operacion të mirë”.
7 Korrik 2009