E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartonët skualifikojnë Canën, do të mungojë ndaj Totenhemit

Lorik Cana nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin e Sanderlendit, Stiv Brus, për ndeshjen e rëndësishëm të javës së ardhshme të Premier League ndaj Totenhemit. Një gjë e tillë është njoftuar nga faqja zyrtare e klubit të shqiptarit. Gjithçka ka ardhur pas një kartoni të verdhë të marrë të shtunën nga mesfushori në sfidën e mbyllur në barazim 2-2 ndaj Uest Hemit në "Stadiumin e Dritës". Ky ishte kartoni i pestë i verdhë për Canën në këto 11 javë të para të kampionatit anglez. Një gjë e tillë ka bërë me dhimbje koke trajnerin Burs, i cili thekson: "Neve do të na mungojë sulmuesi Kenjun Xhons për tri ndeshjet e radhës, për shkak të një dëmtimi, ndërsa nuk do të kemi në dispozicion edhe Canën për ndeshjen me Totenhemin, pasi ai plotësoi numrin e 5 kartonëve të verdhë. Kjo është pikërisht ajo që nuk na duhej, pasi kemi edhe disa lojtarë të tjerë të dëmtuar", ka nënvizuar i shqetësuar tekniku i "Maceve të Zeza".

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›