Interi i vë çmimin Maikonit? Reali pret
Maikon te Real Madridi? Një histori që përsëritet tashmë prej shumë muajsh duket se tashmë mund të marrë fund. Por për momentin asnjë tratativë nuk ka nisur për shitjen e mbrojtësit brazilian drejt kryeqytetit spanjoll. “Për momentin nuk ka asnjë kontakt me Real Madridin – ka treguar agjenti i tij, Antonio Kaliendo – sepse nuk është momenti i duhur. Mbase pas një muaji do të mendojmë se çfarë ka ndërmend të bëjë klubi në merkaton e verës”. 29-vjeçari ka një kontratë me Interin deri në vitin 2012. Për një shifër rrotull 25 mijë eurove, Maikon mund ta braktisë Italinë.
milioni di euro, Maicon potrebbe lasciare l'Italia.