Rubin Kazan planifikon të blejë Bufonin
Rubin Kazan do ta testojë rezistencën e Juventusit duke bërë një ofertë të bujshme për portierin Xhanluixhi Bufon. Mediat italiane shkruajnë se kampionët e Rusisë planifikojnë shpenzime të mëdha këtë verë dhe tashmë kanë bërë kontakte me Real Madridin për Kaka. Po ashtu në listë është edhe portieri i kombëtares italiane, Bufon. Rubin Kazan raportohet se bëjnë gati ofertë në vlerën e 20 milionë eurove për italianin.