E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moreno, ‘vrasësi’ i bufit rrezikon deri në 45 ditë burg

SHKRUAN: Jeton Selimi 04-03-2011 11:02

Dy ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 560 dollarësh. Ky është dënimi i dhënë nga disiplinori i federatës kolumbiane, Hoze Luis Morenos, mbrojtësit panamez të Deportivo Perreiras, që goditi me shkelm bufin-maskotë të Atletiko Junior, gjatë ndeshjes së fundjavës së shkuar. Shpendi ngordhi më pas, në një klinikë veterinare. “Ajo që bëri Moreno ishte një akt i pashpirt” lexohet në komunikatën e Komisionit të Disiplinës, sipas të cilit shpendi ishte edhe simbol i skuadrës vendëse, çka mund të konsiderohet si një akt provokues. Ndërkohë, Moreno është denoncuar edhe nga autoritetet kolumbiane, për keqtrajtimin e kafshëve dhe rrezikon nga gjoba deri në 45 ditë burg. Ndërkohë federata panameze ka kërkuar që të mos abuzohet me lojtarin Moreno.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›