Liverpuli interesohet për kroatin Çorluka
Liverpul është duke ndjekur mbrojtësin Vedran Çorluka të Totenhemit. Çorluka mund të ketë vështirësi që ta ruajë vendin në ekipin e parë e Totenhemit sezonin e ardhshëm pasi Herri Redknap mendohet se do të rikthejë në ekip Kajli Uolker, i cili është i huazuar te Aston Vila. Liverpuli do të jetë në treg gjatë verës në kërkim të përforcimeve në mbrojtje dhe kroati Çorluka pritet të jetë një prej objektivave kryesore të Redsave.