Roberto Mançini është në planet e Juventusit
Menaxheri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, raportohet se është në listën e klubit italian në krizë, Juventusit. ‘The Sun’ shkruan se Mançini është në listën e ngushtë të dëshirave të bardhezinjve. Menaxheri i Sitit i bashkohet në listë menaxherit të Napolit, Valter Maxarrit, dhe atij të Zenit St Pjetërsburg, Luçiano Spaletit. Mançini mund të synojë të rikthehet në vendlindjen e tij për të marrë nën drejtim njërin prej klubeve më të mëdha në Serie A, nëse dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve me Sitin këtë sezon. Gjigantët italianë, të cilët cilën po kalojnë kohë të vështira viteve të fundit, kanë dëshiruar edhe përzgjedhësin e Anglisë në futboll, por ky i fundit dëshiron ta mbyllë kontratën, e cila skadon pas fundit të Euro 2012.