Tifozët fusin në stadium arkivoli me të vdekurin brenda!
SHKRUAN: Jeton Selimi 31-03-2011 11:58
Skena ta pazakonshme gjatë ndeshjes midis Kukuta Deportivo dhe Envigado në Ligën kolumbiane, të përfunduar 1-1 në “Estadio General Santander”. Tifozët shtepiakë kanë mbajtur një arkivol në shkallët e tribunave ndërkohë që i vdekuri ka qenë brenda akoma! Çfarë kishte ndodhur? I vdekuri në arkivol ishte 17-vjeçari Kristofer Hakome, një tifoz i njohur i Kukuta, i cili një ditë më parë ishte vrarë. Nën vështrimin e mijërave shikuesve, ultrasit e grupit “Barra del Indio” e ngritën arkivolin mbi kokat e tyre. Nëna e djaloshit të vdekur: “Djalim im dëshironte një lamtumirë të tillë, ma kishin thënë shokët e tij. Për këtë arsye unë e pranova”. Pamjet kanë bërë xhiron e botës shkruan gazeta kolumbiane “Opinion”.