E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keroll-Suarez, dyshja më e frikshme në Angli

Ikona e Liverpolit, Stivën Xherrard, beson se dyshja e vlefshme 58 milionë stërlina, Endi Keroll dhe Luiz Suares, përbënjnë partneritetin më të frikshëm në Premier Ligë. “Një gjë që është me rëndësi ta kujtojmë është se Endi Keroll është fantastik jo vetëm në lojën në ajër. Unë e di se ai është atraktiv për lojë me topa të gjatë, por ne duhet të luajmë edhe me pasime. Nëse jemi në një ndeshje ku duhet ta rikthejmë rezultatin, atëherë ai është lojtar fantastik pasi aty do t’i praktikonim topat e gjatë. Ne mund të luajmë me pasime duke u tërhequr, ne mund të luajmë me topa të gjatë, ndërsa me Suarezin pranë tij, mendoj se Keroll fiton një dimension të ri më vete. Ne besojmë se kemi dyshen më të frikshme sulmuese në Premier Ligë”, tha Xherrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›