Interi kërkon lojtar krahu, pëlqehet Afelai
Në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Leçen, tranjeri i Interit, Klaudio Ranieri ka paralajmëruar mbërritjen në janar të një mesfushori të krahut të majtë. Sipas asaj që raporton "Corriere della Sera", kandidatura e parë është hollandezi i Barcelonës, Ibrahim Afellai, jashtë fushave të lojës prej kohësh për shkak të një dëmtimi të rëndë. Por lojtari kërkon një klub ku të mund të aktivizohet pasi nuk do të humbasë kampionatin europian. Sipas raportimeve të një tjetër gazete "Il Giorno", klubi i Masimo Moratit po shikon te Liverpul.Përveç emrit të njohur Dirk Kajt, zikaltrit po vëzhgojnë lojtarin e kombëtares angleze, Stjuart Dauning. Kandidatura e fundit është ajo e zviceranit, Trankuilo Barneta, të cilit i skadon kontrata me Bajer Leverkusen në qershorin e ardhshëm.