E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villarreali shkarkon trajnerin

Villarreal ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka shkarkuar trajnerin Juan Carlos Garrido.

Shkarkimi i tij vjen pas eliminimit të klubit nga Kupa e Mbretit nga ekipi i kategorive të ulëta, Mirandes, që ishte kulmi i paraqitjeve zhgënjyese këtë sezon nga ekipi në të gjitha garat.

Gjatë një deklarate për mediat klubi ka falënderuar Garridon për përpjekjet e tij, por nuk ka zbuluar të dhëna rreth zëvendësimit të mundshëm.

Villarreali është jashtë zonës së rrezikut vetëm falë dallimit të golave, dhe po këtë vit shënoi rezultatin më të keq nga ndonjë ekip spanjoll në Ligën e Kampionëve duke humbur të gjashtë ndeshjet e fazës grupore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›