E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka tranferim të Beckham në Paris-Saint Germain

Gjatë një deklaratë të dhënë për mediat, zëdhënësi i David Beckham ka hedhur poshtë spekulimet se ylli i LA Galaxy ka nënshkruar me klubin francez Paris-Saint Germain. Më tej, ai ka mohuar se e ardhmja e yllit anglez është me ndonjë klub tjetër. 36-vjeçari është lidhur me një kalim te klubi francez, por duket se spekulimet e L`Equipe dhe Le Parisien janë të pa vërteta sipas zëdhënësit të yllit anglez. “Asnjë marrëveshje nuk është arritur me asnjë klub. Spekulimet janë të pa matura. David Beckham po shqyrton ende opsionet e tij”, u shpreh zëdhënësi i Beckham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›