Skënderbeu do vetëm fitore me Pogradecin
Lorenc Hysi zv/trajneri i ekipit të kampionëve, ka folur për gazetën teksa ka pohuar se stafi teknik i skuadrës i ka bërë një analizë edhe kundërshtarit që këtë të premte do të vijë nga qyteti fqinj i Pogardecit për tu përballuar me bardhekuqtë. Sigurisht që fitore pas fitoreje, korçarët janë duke u bërë përherë e më të fortë, ndërsa realizimi i objektivit të madh nuk duhet të shoqërohet më me asnjë gabim. Atmosfera në ekip duket e mirë gjë që na e konfirmon dhe vetë numri dy i pankinës, ndërkohë që pavarësisht motit të ftohtë dhe me rreshje dëbore, kjo nuk e ka ulur rritmin e punës të drejtuesve të skuadrës. Tashmë kryefjala e të gjithëve është ndeshja me Pogradecin e fundit për këtë vit, nga e cila kërkohet thjesht tre pikëshi. “Ky takim konsiderohet si një finale e madhe për ne. Në fakt kjo ka qënë dhe filozofia jonë e punës që çdo ndeshje të konsiderhet si një finale dhe kjo ka funksionuar. Nuk dikutohet më fitorja për çdo takim, gjë që jam i sigurtë se nuk do të mungojë as edhe në këtë sfidë. Unë personalisht por dhe i gjithë stafi teknik, por dhe ambienti sportiv në qytetin e Korçës nuk shohim dot përveç fitores për të arritur synimet e mëdha që kemi”, ka bërë të ditur në pronocmimin për gazetën tekniku i dytë i ekipit Hysi. Tashmë gjërat flasin për një Skënderbe që nuk di të ndalet dhe që po sjell vetëm fitore. Por sigurisht korçarët përpiqen të jenë me këmbë në tokë, për të mos u përfshirë nga euforia që do të sillte probleme që grupi i ka kaluar. Hysi thekson se vlerëson kundërshtarin e Pogradecit, duke pohuar se është një ekip simpatik dhe zhvillon një lojë të bukur futbolli. Por ai nuk di të thotë se kjo ndeshje konsiderohet si një derbi mes dy qyteteve fqinjë të të njëjtit qark. Por kjo ka pak rëndësi, pasi në Korçë për çdo ndeshje puna është maksimale, ndërkohë që garantohet një mbyllje dinjitoze e fazës së parë por dhe e ndeshjeve të këtij viti. Sigurisht që Hysi është i bindur se ecuria e Skënderbeut do të ketë tjetër shpejtësi në raport me ekipet e tejra që do të mbeten pas, por nga ana tjetër preferon të mos bëjë parashikime por të ndjekë fitoret që ekipi duhet të arrijë javë pas jave.
Irena Vreto