E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, apeli në News24 ndihmon 62 vjecaren e sëmurë

SHKODëR- News24 i vjen në ndihmë një tjetër familjeje, këtë radhë në lagjen Ajasëm në periferi të Shkodrës. Përmes gazetarit të News24 është përcjellë lajmi se një grua 62 vjecare me probleme kardiake vuante mungesën e barnave për shkak të izolimit në ndërtesë prej disa ditësh. Apelit të kryefamiljarit Qamil Ura i është përgjigjur menjëherë Qendra Shëndetësore e zonës, drejtori i së cilës ka vizituar personalisht gruan e sëmurë duke i dërguar dhe ilaçet e nevojshme. Të moshuarit kanë refuzuar të largohen ga banesa e tyre si shumë banorë të tjerë, ndërsa sot përvec problemeve shëndetësore duhet të vuajnë dhe lagështirën. Uji ka dëmtuar katin e parë të banesës së tyre duke nxjerrë jashtë përdorimit cdo objekt elektroshtëpiak e mobilje. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›