E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Shkodër: Mbetemi në emergjencë

SHKODëR- Minstri Basha i instaluar prej disa ditësh në Shkodër si kryetar i Komitetit Operacional të Emergjencave Civile, u shpreh se situata atje pas të gjtiha përpjekjeve vazhdon të mbetet problematike. Ai i ka bërë thirrje banorëve të përmbytur edhe në Shkodër, të evakuohen, pasi nuk mund të jepen ende afate kohore për përmirësimin e situatës "Njolla e përmbytjes nuk është zvogluar, niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë... ne kemi një shkallë jashtëzakonisht të lartë ndjeshmërie përgatitje operacionale për të vazhduar evakuimin, ndaj kërkoj nga popullsia vendase, të cilën edhe një herë dëshiroj ta përgëzoj për bashkëpunimin e deritanishëm, për kurajon e lartë që ka treguar, por kërkoj edhe një herë bashkëpunimin e tyre që të vazhdojë evakuimi me çdo kusht në të gjithë zonën e përmbytjes”, tha minstri Basha. Në lidhje me rritjen e nivelit të liqenit të Shkodrës, dhe rrezikun që ai ka për qytetin e Shkodrës, ministri Basha u shpreh se “me porosi të kryeministrit Berisha, prej katër ditësh janë kontaktuar autoritetet malazeze dhe greke, në bashkëpunim me flotën detare dhe institutin e hidrografis, të cilat kanë bërë matjet përkatëse në liqen, kanë filluar ndërhyrjet e para. Duhet të jemi të qartë se këto ndërhyrje do të japin efektin e tyre, por jo të menjëhershëm. Prurjet në Liqenin e Shkodrës, të padëshmuara më përpara historikisht, janë nga një numër i madhë përrenjsh dhe lumenjsh, të cilët e furnizojnë atë kryesisht nga territori i Malit të Zi.” Një tjetër problem sipas Bashës mbeten akset e bllokuar në disa zona. Ku sipas tij, nuk mund të jepen afate për normalizimin e situatës. Për evakumin e banorëve, zoti Basha tha se “vazhdon të mbetet prioritet ynë”. “Janë marrë dhe merren masa për evakuimin e lagjeve që rrezikohen nga përmbytja, janë marrë dhe merren masa hidrosanitare nga Drejtoria e Shëndetit Publik këtu në Shkodër, nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka detyra konkrete për të realizuar nga prefektura dhe sektorë të tjerë, ndërkohë që ne do të vazhdojmë operacionet tona të evakumit edhe për ato lagje të qytetit që cënohen nga rritja e nivelit të lumit Buna,” tha më tej ai. Pranë Komitetit Operacional të Emergjencave Civile në Shkodër ishin të pranishëm edhe zv.kryeministri Ilir Meta dhe Arben Imami.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›