Interi kërkon t’i mbyllë gojën Ibrës
Zhoze Murinjo është i bindur se Interi i tij do të ketë sukses në “Kamp Nou”, edhe pse nuk i ka fshehur vështirësitë e Grupit F, ku të gjitha skuadrat kanë qenë kompetitive: “Po luajmë mirë dhe kemi koleksionuar shumë fitore, si në Itali, ashtu edhe në Evropë. Por në grupin tonë asgjë nuk është vendosur ende. Nëse Rubini fiton dhe Interi po ashtu, Barcelona eliminohet. Por nëse humbasim ne, do ta gjejmë veten në vendin e tretë. Të gjithë jemi nën presion, – ka theksuar Murinjo. – Katalanasit janë një skuadër e madhe dhe nuk do ta ndryshojë këtë mendim as barazimi me Rubinin dhe as një humbje. Me një mjek të zotin si Pruna futbollistët shërohen për dy ditë, për pasojë nuk mendoj se do të mungojnë lojtarë për shkak të gripit A/H1N1”. Pavarësisht disa shqetësimeve në muskul, sulmuesi suedez mendohet të jetë në fushën e gjelbër kundër Interit: “Eto e ka thënë se nuk do të festojë në rast se do të shënojë ndaj ish-skuadrës së tij dhe jam i bindur që edhe Ibra e Maksuell do bëjnë të njëjtën gjë. Jam i vetëdijshëm që do ta kërkojnë me ngulm fitoren, por kjo gjë dihet dhe është pjesë e futbollit”, - është shprehur portugezi. Zhoze Murinjo ka ende disa dyshime për formacionin: “I vetmi dyshim i imi është Shnajder. Nuk e di nëse do të luajë apo jo, por do të shohim gjendjen e tij fizike deri në momentin e fundit dhe më pas do vendosim. Mesi? Luan ose jo ai, nuk është problemi im. Në qoftë se do të jetë në fushë, në mbrojtje, në krahun e djathtë do të luajë Kivu. Nëse nuk do mund të jetë dhe në vend të tij do të luajë Iniesta, do të luajë prapë Kivu. Edhe në rast se Guardiola zgjedh Pedriton, Kivu do të luajë”.
Ibrahimoviç
Zlatan Ibrahimoviç nuk dëshiron ta humbë përballjen e dytë me ish-skuadrën e tij. Prezenca e tij në “Kamp Nou” kundër Interit është ende në dyshim për shkak të problemit muskulor, por ai shpreson që të jetë në fushë. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, madje mund ta konsideroj jetike, aq sa nuk mund t’i lejojmë vetes asnjë gabim. Nëse fitojmë, do të lëmë pas një kundërshtar mjaft të rëndësishëm; por nëse humbim, do të jemi shumë pranë eliminimit. Interi? Nuk mund të flas për të tjerët, por me Murinjon kam kaluar shumë mirë, po ashtu si edhe me Guardiolën deri tani”. Më pas ish-sulmuesi i zikaltërve ka deklaruar se impakti i tij me realitetin katalanas ka qenë pozitiv deri në këto momente: “Nuk e prisja që sezoni të fillonte në këtë mënyrë. Shpresoja që ta nisja mirë aventurën time me Barcelonën, por mendoja se do më duhej kohë që të ambientohesha me këtë realitet të ri. Mirëpo shokët e skuadrës dhe trajneri më kanë ndihmuar shumë”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës.
Ndeshjet
Sot
Barcelona-Inter 20:45
Debrecen-Liverpul 20:45
Fiorentina-Lion 20:45
Rubin K.-Dinamo Kiev 18.30
Rangers-Shtutgart 20:45
Unirea U.-Sevilja 20:45
AZ Alkmar-Olimpiakos 20:45
Arsenal-Standard L. 20:45
Nesër
Bajern Mynih-Makabi H. 20:45
Bordo-Juventus 20:45
CSKA Moska-Volfsburg 18:30
Mançester J.-Beshiktash 20:45
Milan-Marsejë 20:45
Real Madrid-Zyrih 20:45
APOEL Nikosia-Atl. Madrid 20:45
Porto-Çelsi 20:45