E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultura egjiptiane në Tiranë

 

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe Ambasada e Egjiptit në Shqipëri organizojnë “Ditët e Kulturës Egjiptiane. Prej ditës së djeshme në kinemanë “Marubi”, po shfaqen disa nga veprat e zgjedhura të kinematografisë egjiptiane. Hyrja është e lirë. Filmat janë në gjuhën arabe të subtitruar në anglisht. Shfaqjet e filmave nisën dje në orën 19.00 me filmin e shkurtër eksperimental “Rise & Shine” me regji të Sherif El-Bindary, për të vijuar me filmin “Cairo station” me regji të Youssef Chahine. Një film dramatik i vitit 1958, që zgjati 80 minuta. Kalendari i ditës së sotshme vazhdon me “H.E. The Minister” të regjisorit Samir Seif, film dramatik i vitit 2003, ku trajtohet tema e pushtetit dhe korrupsionit. “I love Cinema” me regji të Ossama Fawzi, një komedi i vitit 2004 prej 127 minutash do të shfaqet nesër në kinemanë e Akademisë “Marubi”. Filmi vendoset në Kajron e vitit 1960.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›