Berluskoni, ylli i rrokut në Itali
Revista italiane “Rolling Stone” ka emëruar kryeministrin Silvio Berluskoni si “ylli i rrokut të vitit”, për shkak të “stilit të jetesës të ngjashëm me atë të një rrok-stari”. Një ilustrim i Berluskonit të buzëqeshur, i cili ka kaluar një stinë skandalesh për shkak të marrëdhënieve të tij me një modele të brendshmesh 18-vjeçare dhe hipotezave se ai ka fjetur me një prostitutë pas një feste, paraqitet në kopertinën e “Rolling Stone” në numrin dhjetorit me ngjyrat e flamurit italian në sfond. Sipas Karlo Antonelit, redaktor i “Rolling Stone Italy”, milioneri 73-vjeçar është zgjedhur në mënyrë unanime nga stafi i revistës. “Këtë vit zgjedhja ishte unanime, për shkak të meritave të stilit të jetesës së tij, i cili përmblidhet me fjalët ‘rock and roll’”, tha Antoneli duke shtuar se “Rod Stjuard, Brajan Xhons, Keith Riçards janë djem shkolle përpara tij”.