E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi kundër kritikëve: Ndaj nesh s‘ka favorizime

Drejtuesit dhe lojtarët e Interit kanë bërë të qartë se tani nuk pranojnë më t‘i quajnë të favorizuar nga gjyqtarët. Humbja në shtëpi me Juventusin erdhi pas një goli të shënuar në pozicion jashtë loje nga Kamoranezi dhe të gjithë e kanë vënë në dukje një fakt të tillë, duke filluar nga trajneri Mançini. "Goli i Kamoranezit u shënua në pozicion jashtë loje. Një gjë e tillë ndodh dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë. Por të paktën, tani nuk mund të thuhet më që ne po ndihmohemi për të fituar titullin. Kanë mbetur edhe 8 ndeshje në këtë sezon dhe unë jam i bindur se mund t‘i fitojmë të gjitha, ashtu si titullin", u shpreh tekniku i zikaltërve. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kapiteni Havier Zaneti. "Goli ishte i parregullt dhe momente të tilla të kushtëzojnë të gjithë ndeshjen. Megjithatë, duhet të mos mendojmë më për raste të tilla dhe të përqendrohemi te fakti që jemi në kreun e klasifikimit dhe duhet të vazhdojmë të qëndrojmë aty".

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›