E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan: Pele gabon, Ronaldo do të kthehet

Zinedin Zidan është i bindur se Pele ka gabuar në vlerësimin e Ronaldos, duke e cilësuar të pamundur kthimin e tij në fushën e lojës në një moshë të tillë. Por francezi, i cili është aktivizuar te Reali i Madridit me Ronaldon, mendon se futbollisti do të shkëlqejë përsëri. "Edhe pse Pele thotë jo, unë duhet të them po. Ronaldo tregoi në vitin 2002 se mund të përballojë situatat e vështira. Kjo është arsyeja pse të gjithë e quajnë ‘Fenomeni‘", deklaroi ish-futbollisti i Francës. Ronaldo dhe Zidan janë të vetmit futbollistë që kanë fituar nga tre herë çmimin "Lojtari më i mirë i vitit FIFA".

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›