Sinani mban Vllazninë pranë Evropës
Një gol i Vioresin Sinanit në minutën e 40-të i ka mjaftuar Vllaznisë për të siguruar një fitore minimale ndaj Kastriotit, në sfidën e vetme mes dy prej skuadrave të "G-7" që kërkuan bojkotin e kampionatit. Ekipi shkodran ka përfituar falë eksperiencës së lojtarëve të tij, të cilët kanë zgjidhur shumë situata të vështira para portës, ndërsa janë përpjekur më shumë të shënojnë falë kundërsulmeve. Pavarësisht epërsisë territoriale, Kastrioti nuk ka mundur të shënojë, duke u larguar pa pikë nga kjo sfidë. Krutanët janë në grupin e skuadrave që rrezikojnë rënien nga kategoria, me golavarazh më të dobët se Teuta dhe Besëlidhja. Ndërsa Vllaznia është ringjitur në vendin e katërt, duke konfirmuar se me Haxhiosmanoviç në pankinë, gjithçka është e mundur.
SSSASS