Skandal edhe te Derbi, Xhuell me video "hard"
Skandalet në Angli nuk kanë fund. Pas shumë lojtarëve, një skandal seksual ka përfshirë edhe trajnerin e Derbi Kauntit, Pol Xhuell. Gazeta "News of the World" ka publikuar pjesë të një filmimi amator që zgjat një orë, ku Xhuell ka qenë në praninë e të dashurës, duke tradhtuar gruan. Trajneri i Derbit është i martuar prej 21 vitesh dhe ka dy fëmijë, ndërsa është cilësuar shpesh si një figurë e pastër nga ngjarje të tilla, duke luajtur edhe rolin e moralizuesit. Por filmimi i publikuar nga gazeta britanike ka bërë të qartë se edhe ai kishte rënë në rrjetën e "të dashurave të fshehta" që ka përfshirë futbollin anglez.
SSSASS