Terri: Bekam e meriton të mbajë shiritin e kapitenit
Xhon Terri ka bërë të qartë se dëshiron që Devid Bekam të mbajë shiritin e kapitenit nëse luan të mërkurën në miqësoren e Anglisë me Francës, që do të ishte edhe ndeshja e 100 në Kombëtare për mesfushorin. Për vetë mbrojtësin e Çelsit, kjo është hera e parë që grumbullohet nga Kapelo dhe e ka të qartë që nuk e ka të sigurt nëse do të vazhdojë të jetë ai kapiteni i ekipit. "Devid është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ajo që ka arritur është fantastike. Nëse do të jetë titullar apo zëvendësues në ndeshjen me Francë, ai e meriton që të mbajë në krah shiritin e kapitenit. Personalisht jam shumë nervoz për faktin që po kthehem në Kombëtare dhe nuk pres që të jem kapiten në këtë sfidë. Normalisht dëshiroj që të vazhdoj në këtë rol në skuadër, por do të respektoj çdo vendim të trajnerit Kapelo. Për sa i përket Bekam, unë shpresoj që të aktivizohet në këtë ndeshje, ashtu si e gjithë Anglia, pasi e meriton të luajë në ndeshjen e 100", tha ai.
SSSASS