E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi, mision për Robinjo e Aguero

Marko Branka është nisur në mënyrë surprizë drejt Spanjës: udhëtim që hap merkaton verore të Interit. Drejtori teknik i zikaltërve ka takime në Barcelonë dhe Madrid. Me Realin do të vlerësohen hipotezat e shkëmbimit të Adrianos, Stankoviç, Suazos ose Burdisos me Diarra ose Robinjo. Serbi Stankoviç mund të përdoret edhe për të arritur tek argjentinasi i Atletikos, Aguero, që ndiqet nga shumë klube të mëdha evropiane. Ndërkohë, me Barçën do të bisedohet rreth Eto‘o e Deko.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›