Mançini në Londër për Çelsin
Roberto Mançini ka udhëtuar drejt Londrës, ku do të takohet me drejtuesit e Çelsit për të biseduar rreth emërimit të tij në stolin e skuadrës angleze. Në Premiership, tekniku italian shpreson të gjejë "kurën" e shërimit pas largimit nga Interi. Në ditët e fundit, shumë trajnerë, mes të cilëve Lipi, Ançeloti, Rajkard, Hidink, Spaleti e Prandeli kanë refuzuar stolin blu. Alternativat e vetme për trajnerin e ri janë Roberto Mançini dhe Luis Felipe Skolari.