Adebajor pranon kalimin te Milan
Sipas raportimeve nga Italia, sulmuesi i Arsenalit, Emanuel Adebajor, ka pranuar të bëhet pjesë e Milanit për sezonin e ardhshëm. Pas "po"-së së lojtarit, tashmë kuqezinjtë duhet të gjejnë marrëveshjen me anglezët, që pretendojnë 40 milionë euro për yllin e tyre. Ndërkohë, zv/presidenti i Milanit, Adriano Galiani, ka udhëtuar drejt kryeqytetit britanik, për të diskutuar me Çelsin rreth Didier Drogba dhe Andrij Shevçenko, që mund të largohen gjatë verës.