Juventus: Trezege kushton 100 milionë euro
Drejtuesit e Juventusit preferojnë të mos flasin hapur për mundësinë e largimit të David Trezege, për të cilin interesohet Barcelona. Xhon Elkan tha: "Nëse do të vinin me një ofertë 100 milionë euro, edhe mund të mendoheshim për ta shitur". Në realitet nuk nevojitet të bëhen vlerësime astronomike për të menduar shitjen e sulmuesit francez, që bardhezinjve mund t‘i interesonte. 30-vjeçari (115 gola në 8 sezone në Serinë A) mund të sjellë përfitime të rëndësishme në arkat e klubit. Spanjollët ofrojnë 20-25 milionë euro për Trezege, por ndërkohë Elkan pret lëvizjen konkrete: "Nëse Trezege do të largohet nga Juventusi? Pyesni më mirë Barcelonën".