Champions, përjashtohet edhe CSKA e Sofjes
Kampionia e Bullgarisë, CSKA e Sofjes, është përjashtuar nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampioneve, pasi klubi nuk ka arritur të plotësojë kriteret për licencimin. Kjo u pohua nga Federata Bullgare e Futbollit (BFU). Skuadra fitoi titullin e saj të 31-të, duke siguruar një vend për në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve. Por, ata nuk arritën të plotësonin kushtet e vendosura nga Komisioni i Licencimit në BFU. Klubi ka shumë borxhe dhe duke pranuar përgjegjësitë për këtë dështim, presidenti Aleksandar Tomov dha dorëheqjen. Më parë nga Champions u përjashtua edhe Porto, për shkak të akuzave për blerjen e gjyqtarëve në sezonin 2003-‘04.