E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandra Bullok rrëfen se ka një fëmijë



“Ai është thjesht i përkryer, nuk mund ta përshkruaj atë në ndonjë mënyrë tjetër”, kështu shprehet Sandra Bullok për revistën “People”. Për publikun, Sandra ka qenë aktorja më e mirë dhe më e keqe e vitit, që nga periudha kur fitoi çmimin “Oscar” dhe përfundoi martesën me bashkëshortin Xhesi Xhejms. Për jetën private ka qenë gjithmonë e rezervuar, aq sa ka mbajtur të fshehtë edhe ekzistencën e fëmijës së saj të porsalindur, që quhet Luis. “Ai është perfekt”, kështu thotë Bullok, për të vazhduar: “Jam nëna krenare e Luis Bardo Bullok, 3 mujash e gjysmë, i cili ka lindur në Nju Orleans. Më duket sikur ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sonë”. Bullok, 45 vjeçe dhe bashkëshorti Xhesi Xhejms, 41 vjeç kanë filluar procedurat për adoptim 4 vjet më parë dhe e kanë sjellë Luisin në shtëpi në muajin janar, por preferuan ta mbanin lajmin sekret deri në ceremoninë “Oscar”.

29 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›