Roberta Mone sjell evenimentin “Dita Ndërkombëtare e Kërcimit” në Shqipëri
Izaura Ndoj
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të vallëzimit që shënohet sot, në tempujt e vallëzimit gjithkund në botë, edhe Shqipëria feston për herë të parë në sheshin përpara Akademisë së Arteve “Ditën Ndërkombëtare të Kërcimit”. Një eveniment i madh që vjen përpara publikut kryeqytetas nga koreografia e njohur Roberta Mone dhe regji të Sonila Kapidanit, me një staf profesionistësh për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore që zhvillohet në të gjithë botën.“Kërcimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Nëpërmjet tij ne themi fjalë që ndoshta të tjerët do të ishte e vështirë t'i kuptonin dhe flasim një gjuhë universale për të gjithë. Kjo na jep kënaqësi, na bën të lirë, na pajis ne qënieve njerëzore me mundësinë që të fluturojmë si zogjtë, duke na afruar më shumë me hyjnoren, me pafundësinë, thotë drejtoresha artistike, Roberta Mone. 2010-ta është hera e parë që e bën Shqipërinë pjesë të festimit mbarëbotëror të këtij evenimenti. Do të jetë një spektakël prej 2 orësh, pjesë e të cilit mund të jetë edhe vetë publiku, me moton: “Let's Dance on the I'ts International Dance Day!”. Është një eveniment që festohet në të gjithë botën që në 29 Prill të vitit 1982, i krijuar nga Këshilli Internacional i Kërcimit dhe UNESCO. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Zhan Zhorzh Noverit i cili ishte një nga reformatorët e famshëm të kërcimit. Kjo ditë i kushtohet gjuhës që gjithkush nga ne mund të flasë, gjuhës së trupit dhe të shpirtit. Pyetur për qëllimin dhe mesazhin që kjo ditë përcjell, Roberta Mone, drejtore artistike e këtij evenimenti thotë: “Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave, artistët e të gjitha zhanreve të festojnë së bashku në një ditë të vetme. Kjo ngjarje kulturore mundësohet nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Spektakli do të përcjellë ritme të ndryshme muzikore ndërthurur me mjeshtëri nga artistë të rinj të Akademisë së Arteve në ritmin e Tangos, trupa e qendrës “ Let's Dance” me zhanrin modern dhe profesionistë në kërcimet latine, gjimnastika ritmike dhe valle të traditës folklorike shqiptare.
Dita soleme e kërcimit
Çdo vit më 29 prill, në ditën e lindjes së themeluesit të baletit modern Zhan- Zhorzh Nover (1727-1810) në mbarë botën nga viti 1982 po shënohet Dita ndërkombëtare e vallëzimit, thuhet në porosinë ndërkombëtare të Agulasit, që e dërgoi Komiteti ndërkombëtar për vallëzim në Insititutin Internaconal teatror - UNESKO.
Në organizim të ITI-it pranë UNESKO-s dhe Komitetit ndërkombëtar të vallëzimit, në mbarë botën sot do të paraqiten shfaqjet soleme në të cilën festohet kjo ditë me qëllim që të bashkohen të gjitha format e lojës, të shënohet dhe të festohet univerzaliteti i këtij arti, të tejkalohen të gjitha politikat, kulturat dhe barrierat etnike dhe me një gjuhë të përbashkët - lojës dhe vallëzimit- të afrohen njerëzit në paqe dhe miqësi.
29 Prill 2010