Tiago synon të kthehet në Angli

Mesfushori i Atletico Madridit, Tiago synon të kthehet në Premierligë në fund të këtij sezoni, ka njoftuar Sky Sports News.
Ish futbollisti i Chelseas ka vuajtur të sigurojë një vend në formacionin bazë të Atleticos gjatë këtij sezoni, dhe ka bërë vetëm nëntë paraqitje në La Liga. Lajmi për gatishmërinë e tij për rikthim në Premierligë pritet të zgjojë interesim nga klube të ndryshme angleze.
Tiago kishte impresionuar gjatë sezonit që kaloi te Chelsea duke bërë 52 paraqitje në të gjitha garat duke i ndihmuar ekipit të fitojë titullin në Premierligë.