Ka edhe shumë deri në fund

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka insistuar se skuadra e tij është ende në garë për titull në La Liga. Sulmuesi argjentinas inspiroi Barcelonën drejt fitores 4-1 në udhëtim te Malaga të dielën, rezultat që i le ata në pesë pikë prapa liderit Real Madrid.
“Ka edhe shumë deri në fund të ligës, ndeshjet e pjesës së dytë të sezonit andaj do të vazhdojmë të shkaktojmë presion” deklaroi Messi për të përditshmen sportive spanjolle As.
Barcelona pret Realin të mërkurën në Nou Camp të mërkurën në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Copa del Rey.