Wenger refuzon të blejë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk do të kërkojë përforcime para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Tifozët i kanë bërë thirrje të investojë në ekip gjatë këtij dimri pas humbjes nga Manchester United të dielën. Por, Wenger refuzon të fut dorën në xhep.
“Shpenzimi i parave nuk është synim i imi. Kurrë nuk ka qenë. Na duhet të rikthehen futbollistët e lënduar. Jemi në mungesë të 10 prej tyre. Për vazhdim të sezonit është me rëndësi rikthimi i tyre” deklaroi Wenger për mediat angleze.