Marrëveshja, Stefanovic: Kosova ta pranojë
BEOGRAD- Shefi i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic, deklaroi se nëse është e vërtetë se qeveria e Kosovës nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, kjo “do të ishte shumë e dëmshme për stabilitetin e përgjithshëm”, duke nënkuptuar kështu që Kosova duhet ta pranojë këtë marrëveshje. Lajmi bëhet publik nga Radio Europa e Lirë.
Deklaratat e Stefanovic u bënë mbrëmë për mediat serve ku, vlerësoi se marrëvshja e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, dhe zyrtarëve serbë, Borisllav Stefanovic e Goran Bogdanoviq, “në masë të madhe është i mirë për qetësimin e situatës dhe kthim në procesin e bisedimeve”.
(m.a/BalkanWeb)